Aktualitet

Heroina e zbuluar në Kapshticë, gjykata merr vendimin për efektivët e arrestuar dhe shoferin

Shkruar nga Liberale

Heroina e zbuluar në Kapshticë, gjykata merr vendimin për

Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvilluan sot masat e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e mbikëqyrjes Policore, si dhe për drejtuesin e mjetit, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi vleftësim si të paligjshëm të arrestimit të policëve si dhe pezullim nga detyra për:-


1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice

2.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice

3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice

4.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice


Ndërsa për drejtuesin e mjetit gjykata vendosi masën arrest me burg.

Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta.

Tre inspektorët dhe nënkomisari u arrestuan 3 ditë më parë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi dyshohet se kishin lejuar të kalonte një mjet në Pikën e Kapshticës, e cila po transportonte 6 kg heroinë të ndarë në pako. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH