Aktualitet

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të arrestuar Veliaj

Shkruar nga Liberale

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e

Gjykata e Lartë caktoi gjyqtaren qe do të shqyrtojë rekursin e Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës aktualisht nën "arrest në burg".
Në website-n e Gjykatës së Lartë është publikuar si relatore e rekursit gjyqtarja e lartë Albana Boksi, ndërkohë që nuk ka ende një kalendar çështjeje.

Në këtë rekurs janë gjithashtu edhe biznesmenët e tjerë, ndërsa mungon emri i bashkëshortes së kryebashkiakut për të cilën gjykata zbuti masën duke e lënë detyrim paraqitje, një masë e cila siç rezulton nuk u kundërshtua nga SPAK, pasi Xoxa është nënë e një fëmije të mitur.

Publikimi i emrit të gjyqtares i përket datës 13 qershor, çka do të thotë se rekursi kryebashkiakut është sigluar në Gjykatën e Lartë orët e fundit.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH