Aktualitet

GJKKO konfiskon pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Shkruar nga Liberale

GJKKO konfiskon pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfiskoi pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Gjykata e Posaçme e Apelit më 13 shkurt e shpalli fajtor ish-kryetarin e GJK me 6 muaj burg për fshehje pasurie dhe deklarime të rreme mbi paratë e përdorura në blerje të pronave të patundshme.

Në fund, Dedjas iu konvertua dënimi me burgim me 1 vit shërbim prove.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka vendosur konfiskimin “e pasurisë të paluajtshme (apartament) të regjistruar me Nr. ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe 60 m2, ndodhur në zonën kadastrale ****, Njësia Administrative ****, Bashkia ****, rregjistruar në emër të shtetasit L.D, të sekuestruar me vendimin nr. 08, datë 20.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kalimin e saj në favor të shtetit, duke urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi”.

Dy muaj më parë Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja me 6 muaj burg për fshehje e deklarim të rremë dhe konvertimin e masës me shërbim prove.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfaqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjas.

Dedja u deklarua dhe u dënua në Shkallën e Parë më 26 qershor 2023, për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH