Aktualitet

Çfarë po ndodh? ALARM për bombë pranë Ambasadës serbe në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh? ALARM për bombë pranë Ambasadës

Një alarm për bombë është raportuar pasditen e kësaj të hëne në Ambasadën e Serbisë në Tiranë. Policia ka reaguar menjëherë, duke dërguar forca në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme. Njësia antieksploziv gjithashtu ndodhet në terren për të garantuar sigurinë.

Zona përreth Ambasadës ka një rëndësi strategjike, duke qenë afër Gjykatës Kushtetuese, Kryesisë së Kuvendit dhe Ambasadës së Ukrainës.

Policia ka rrethuar zonën për të siguruar sigurinë e publikut dhe personelit të Ambasadës, ndërsa njësitë e specializuara po kryejnë kontrolle të hollësishme për të vlerësuar situatën.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH