Aktualitet

EMRI-FOTO/ Shkoi në një varrim dhe s'u kthye më në banesë! Kërkohet ndihmë për gjetjen e kryefamiljarit në Lezhë

Shkruar nga Liberale

EMRI-FOTO/ Shkoi në një varrim dhe s'u kthye më në

Një 78-vjeçar nga Torovica e Lezhës ka humbur kontaktet me familjen që prej 5 ditësh.

Shtetasi Lekë Ndreshaj, 4 ditë më parë ka qenë te Kisha e Shkrelit në Malësi të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të një miku të tij.

Dhe pas përfundimit të ceremonisë mortore, Ndreshaj nuk është kthyer më në Torovicë, aty ku jeton. Familjarët janë të shqetësuar për fatin e tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

I biri i të moshuarit shprehet se ka qenë në varrim, pasi ka qëndruar gjithë natën, ditën e varrimit ka kërkuar të largohet pasi sipas tij nuk është ndjerë mirë. Dhe pasi është larguar nuk është parë më.

Familjarët kërkojnë ndihmën e çdo personi që mund të ketë dijeni për fatin e tij. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH