Aktualitet

Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas festës së Pashkëve, fluks i lartë në Kapshticë

Shkruar nga Liberale
Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi pas festës së

Pika kufitare në Kapshticë ka regjistruar një fluks të lartë automjetesh gjatë orëve të fundit, si pasojë e kthimit të emigrantëve pasi festuan Pashkët. 

Kjo pasi emigrantët shqiptarë po kthehen në Greqi, ku për shkak të radhës së gjatë të krijuar në kufi, ata duhet të presin rreth 1 orë për të kaluar doganën.

Ndërkohë, emigrantët e indinjuar nga kjo situatë, shprehen se kjo ndodh gjithmonë për çdo festë. Ata ka bërë apel, duke kërkuar nga shteti të merren masa.

Mësohet se po punohet me kapacitetet të plotë sportelesh, konkretisht pala shqiptare po punon me 3 sportele në dalje. Ndryshe paraqitet situata nga pala greke, e cila po punon me kapacitet të kushtëzuar, duke krijuar radhë të gjata. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH