Aktualitet

E RËNDË në një shkollë të Tiranës/ Nxënësi i mitur përfundon në spital, u GODIT me thikë nga bashkëmoshatarët

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në një shkollë të Tiranës/

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 14-vjeçar është plagosur me thikë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kolë Jakova”, ku i mituri është qëlluar me thikë pas një sherri me një bashkëmoshatar.

Ndërsa janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për autorin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për një të mitur 14 vjeç, banues në Tiranë.

Akuzohet se përdhunoi për 4 vite të miturën në Maliq/ Edison Sheme shpallet në kërkim ndërkombëtar
Ditën e djeshme, më datë 11.11.2024, në ambientet e shkollës “Kolë Jakova” 14-vjeçari është konfliktuar me një bashkëmoshatarin tij dhe gjatë konfliktit, ky i fundit është dëmtuar me mjet prerës. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH