Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë burri në Lushnje, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Gjendet i pajetë burri në Lushnje, dyshimet e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Kosovë e Vogël të Lushnjes. Paraprakisht mësohet se një 68 vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij rreth orës 05:00.

Sipas policisë, ai dyshohet të jetë vetëvarur në një ullishte. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Lushnjë/Informacion paraprak: 

Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, Rushit Sadiku rreth 68 vjeç.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH