Aktualitet

Dy prindër nën hetim në Tiranë pas kallëzimeve nga një mësuese dhe një pronare kopshti

Shkruar nga Liberale.al

Dy prindër nën hetim në Tiranë pas kallëzimeve nga

Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy prindërve pas kallëzimeve të bëra nga një mësuese dhe një pronare kopshti privat, lidhur me fyerje dhe dëmtim të imazhit.

Në rastin e parë, një mësuese 50-vjeçare me inicialet I. P. ka kallëzuar në polici babain e një nxënëseje, me inicialet O. Xh., duke pretenduar se ai e ka fyer për shkak të detyrës së saj. Nuk janë dhënë detaje të sakta mbi arsyen e konfliktit, por dyshohet se mund të ketë lidhje me vlerësimin apo ndonjë keqkuptim në komunikim. Materialet i janë kaluar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm.

Ndërkohë, një rast tjetër është regjistruar dy ditë më parë, ku pronarja e një kopshti privat në Tiranë, 36-vjeçarja me inicialet M. J., ka kallëzuar një nënë për dëmtim imazhi. Sipas kallëzimit, kjo e fundit ka postuar në rrjete sociale një foto të fëmijës së saj, duke pretenduar se është përfshirë në një konflikt me një tjetër fëmijë në ambientet e kopshtit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH