Aktualitet

Defender Europe 2025: Shqipëria në qendër të një stërvitjeje të madhe ndërkombëtare ushtarake

Shkruar nga Liberale.al

Defender Europe 2025: Shqipëria në qendër të një

Shqipëria është vendpritëse e stërvitjes shumëkombëshe Defender Europe 2025, që zhvillohet nga 27 maji deri më 9 qershor. Në bazën ushtarake të Bizës, mbi 1200 trupa të Forcave të Armatosura Shqiptare, së bashku me forcat e Kosovës dhe 120 trupa amerikane, po kryejnë skenarë të ndryshëm luftarakë dhe operacione të koordinuara ajrore dhe tokësore.

Operacionet përfshijnë ndërhyrje speciale, qitje me mortaja, evakuim të të plagosurve me helikopter, si dhe bashkëpunim teknik në mbrojtje kundër armëve kimike. Stërvitja synon testimin e reagimit të menjëhershëm dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes aleatëve.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria mikpret këtë stërvitje strategjike të NATO-s, pas edicioneve të suksesshme në 2021 dhe 2023.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH