Aktualitet

Bllokohen dy mjete lundruese në Palasë dhe Zvërnic, gjobiten pronarët

Shkruar nga Liberale
Bllokohen dy mjete lundruese në Palasë dhe Zvërnic, gjobiten

Në Palasë dhe Zvërnec janë bllokuar dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare bllokuan një tjetër mjet lundrues në plazhin e Zvërnecit, që shkeli perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare ndëshkuan pronarin e mjetit lundrues, shtetasin B. F., me masën administrative 100,000 lekë të rinj, si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në SPK Triport.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha zonave bregdetare dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH