GJKKO vendosi t’i heqë masën e arrestit shtëpiak, kreu i PD-së Sali Berisha pritet të shkojë në zyrën e tij në selinë blu për të dhënë një deklaratë publike.
Mësohet se makina e Berishës ka mbërritur poshtë pallatit ku banon ish-kryeministri, për të marrë kreun e PD-së, e për ta çuar drejt selisë së Partisë Demokratike.
Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi.