Aktualitet

Bashkëshortja u vetëmbyt me tre fëmijët/ Erdgys Arrazi del sot para gjykatës, zbulohet kush e shoqëron

Shkruar nga Liberale

Bashkëshortja u vetëmbyt me tre fëmijët/ Erdgys Arrazi del

Mbahet këtë të enjte seanca në gjykatën e Apelit për Erdgys Arrazin, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët, të cilët u gjetën të pajetë në ujërat e lumit Buna. 

Mësohet se procesi drejtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.

Burime për mediet bëjnë me dije se Erdgys Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe është i pranishëm në seancë së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që janë të pranishëm janë edhe familjarë të tij.

Bashkëshortja u vetëmbyt me tre fëmijët/ Erdgys Arrazi del

Kujtojmë se trupat e pajetë, të nënës, Alma Arrazit dhe dhe tre fëmijëve të saj të mitur, u gjetën në ujërat e lumit Buna. Fëmijët u varrosën nga familja e Arrazi në qytetin e Shkodrës, ndërsa 39-vjeçarja u varros në varrezat e Durrësit, pranë varrit të nënës.

Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse, u arrestua bashkëshorti i së ndjerës, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për "shkaktim të vetëvrasjes", ndërkohë familja e tij ka hedhur poshtë pretendimiet e motrës së 39-vjeçares, e cila deklaroi në medie se bashkëshorti e dhunonte atë dhe fëmijët.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH