Avokati Gjovalin Ulndreaj humbi ndjenjat gjatë një seance në Gjykatën e Apelit të Tiranës më 28 janar 2025.
Pavarësisht se ai u dërgua menjëherë në spital, por pas ndërhyrjes së mjekëve, 59-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. Sipas policisë, dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator.
“Më datë 28.01.2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit, Tiranë, gjatë një seance gjyqësore, ka humbur ndjenjat shtetasi Gj. U., 59 vjeç, avokati, i cili është dërguar në spital, por pavarërisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja është shkaktuar nga arresti kardio-respirator”, informon policia.
Avokati Gjovalin Ulndreaj, deri në vitin 2003 ka ushtruar detyrën e oficerit të Policisë, ndërsa prej rreth 22 vitesh i shërbeu dhe sistemit të avokaturës i licensuar pranë Dhomës së Avokatisë Shkodër.
Më 2020, Gjovalin Ulndreaj, kandidoi për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, përkrah Ibrahim Dishës, Artan Shkëmbit, Adriatik Agos dhe Sabri Hoxhës.