Aktualitet

Arrestohet 56-vjeçari në Gosë, autori i plagosjes së dy komshinjve me armë zjarri

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet 56-vjeçari në Gosë, autori i plagosjes së dy

Policia e Kavajës ka arrestuar një burrë 56-vjeç nga fshati Gosë, sepse dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij pas një sherri për motive të vogla.

Sipas policisë, arma e përdorur u gjet e fshehur në një mur dhe u sekuestrua si provë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se 56-vjeçari me inicialet Sh.O. plagosi dy persona me inicialet S.D. dhe N.D., dhe u arrestua në flagrancë nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda në Durrës.

Materialet për këtë ngjarje janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i plotë: 

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetsin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH