Aktualitet

Arrestohet në Serbi ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Kosovës

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet në Serbi ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të

Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë, ka njoftuar avokati i tij, Arianit Koci.

Sipas Kocit, ndonëse Spahiu jeton në Gjermani dhe nuk është pjesë e Policisë së Kosovës prej tre vitesh, ai është marrë në pyetje për rastin “Banjska” sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023.

Avokati e cilëson ndalimin si reagim ndaj dënimit të fundit të Aleksandar Vllajiqit, anëtar i BIA-s serbe, i cili pranoi përfshirjen në spiunazh në Kosovë. Sipas Kocit, kjo vërteton ndërhyrjen e shërbimeve serbe në strukturat e sigurisë së Kosovës.

Autoritetet kosovare nuk kanë reaguar ende, ndërsa ky është një tjetër rast që ngjall shqetësim për ndalimet arbitrare të qytetarëve kosovarë në Serbi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH