Aktualitet

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, ja çfarë i gjeti policia

Shkruar nga Liberale
Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, ja çfarë i gjeti

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Gjatë kontrollit në automjet dhe banesë, u sekuestruan 110 kapsolla detonatore, dy pistoleta, një silenciator, municion luftarak dhe doza kokaine.

Shtetasi me iniciale Gj.M u arrestua në flagrancë për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç. Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH