Aktualitet

Apeli ia dha vulën e PD-së Berishës, AMBASADA e SHBA: Qëndrimi ynë i pandryshuar, kujdes nga non gratat!

Shkruar nga Liberale
Apeli ia dha vulën e PD-së Berishës, AMBASADA e SHBA:

Ambasada amerikane ka reaguar në media pak ditë pasi Apeli vendosi t’i kthejë vulën e PD-së, ish kryeministrit Sali Berisha. Ambasada konfirmon qëndrimin e saj të pandryshuar se nuk angazhohet me personat e shpallur non grata.

Në të njëjtën kohë ajo vë theksin te fakti se të gjithë “duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”.

Reagimi i Ambasadës së SHBA-së: 

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH