Aktualitet

Altin Dumani takim në SPAK me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, zbulohet diskutimi mes tyre

Shkruar nga Liberale

Altin Dumani takim në SPAK me Prokuroren e Përgjithshme të

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Znj. Sue Preenen dhe ekipin e saj, gjatë vizitës së tyre në SPAK.

Të dy palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimin e tij në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dumani përshëndeti arritjet e deritanishme, të cilat kanë krijuar një themel të fortë në adresimin e çështjeve dhe avancimin e hetimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Holandës. Znj.Preenen e cilësoi mbresëlënëse punën e suksesshme dhe rezultatet e shënuara nga SPAK në një kohë të shkurtër, prej themelimit të këtij institucioni.

Gjatë takimit u fol edhe për sfidat e përbashkëta dhe identifikimin e metodave më efikase për shkëmbimin e ndërsjelltë dhe të shpejtë të të dhënave që do t’u vijnë në ndihmë skuadrave të përbashkëta hetimore, në konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Takimet e këtij niveli ndihmojnë në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar, i cili i tejkalon kufijtë e vendeve respektive si dhe ndihmojnë në rritjen e kapaciteve dhe transparencën ligjore.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH