Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në zonën e Lungo Mares, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, rreth 75 vjeç, ndërsa ai po kalonte në vijat e bardha.
Sipas informacioneve të para, i moshuari ka pësuar dëmtime serioze dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. Deri tani nuk ka detaje të plota mbi rrethanat e sakta të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij.