Në Malësi të Madhe, specialistët për hetimin e krimeve arrestuan shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Grilë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 53 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si dhe për një 17-vjeçar që u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi.
Më datë 26 prill 2025, shtetasi N. Gj., 90 vjeç, kallëzoi në polici se gjatë kohës që nuk ka qenë në banesë në fshatin Grilë, i kanë vjedhur një shumë parash. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.