Aktualitet

1100 familje në Tiranë përfitojnë kredi të butë

Shkruar nga Liberale.al

1100 familje në Tiranë përfitojnë kredi të butë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi një lajm të mirë për 1100 familje të kryeqytetit që do të përfitojnë kredi të butë për blerjen e një shtëpie të re. Vendimi është miratuar këtë javë nga Këshilli Bashkiak, duke vijuar një traditë të nisur prej vitesh nga Bashkia për të mbështetur familjet në nevojë.

Veliaj u shpreh se gjatë 10 viteve të fundit janë marrë shumë vendime të ngjashme, që synojnë ndihmën për çifte të reja dhe familje pa strehë, dhe se kjo skemë mbetet një nga prioritetet kryesore sociale të Bashkisë.

“Ne vazhdojmë ta bëjmë Tiranën një qytet që nuk lë pas askënd,” tha ai.

Skema e kredisë së butë ka qenë një nga politikat më të suksesshme sociale të Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Veliajt duke ndihmuar me mijëra qytetarë ndër vite për të siguruar një banesë të qëndrueshme në kushtet e tregut të lirë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH