Një shpërthim ndodhi në një fabrikë, në sallën e prodhimit të raketave dhe eksplozivëve MKE në lagjen Elmadağ të Ankarasë. Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në ngjarjen e dhimbshme kanë humbur jetën 5 punëtorë. Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ.
Guvernatori i Ankarasë Vasip Şahin bëri deklarata në fabrikën ku ndodhi shpërthimi. Guvernatori Şahin tha: "Rreth orës 08:45, një shpërthim ndodhi në seksionin e përgatitjes së dinamitit të fabrikës sonë të lidhur me MKE, si rezultat i një reaksioni kimik dhe 5 nga punëtorët tanë vdiqën. Nuk ka lëndime."
Zhurma e shpërthimit është dëgjuar në vendbanimet përreth. Familjarët e punonjësve, të cilët mësuan se kishte një shpërthim në fabrikë, u dyndën në pjesën e përparme të fabrikës.
Në vendngjarje janë nisur një numër i madh i policisë, ambulancës, AFAD dhe zjarrfikësve. Ndër informacionet e marra është se fabrika funksionon për të plotësuar nevojat për raketa dhe lëndë plasëse të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Ministrisë së Brendshme.