Aktualitet

Shpagimi i Edi Ramës

Shkruar nga Liberale
Shpagimi i Edi Ramës

Nga Gian Antonio Stella

            “Dua të paraqes në të gjithë Këshillat komunalë lombardë të njëjtin propozim të miratuar nga ky i Acqui Terme ku është kërkuar një shpërblim prej një milion liretash për këdo që padit një shqiptar “ jo të rregullt me dokumenta”. Jo i paditur se është një vrasës, një grabitës, një përdhunues….Jo: një “shqiptar jo në rregull me dokumenta”. Një turp. Aq më shumë për një Vënd si i yni që ndërmjet shumë “të rregulltish” pa të niseshin në mënyrë të “parregulltë” ( e thonë gjithshka syzimi Ecja e shpresës e Sandro Rinauro ose filmi me të njëjtin titull i Pietro Germit) edhe një shumicë italianësh.

E kush e tha atë fjali të llahtarëshme për shpërblimin? Roberto Calderoli, që në atë 97 ishte në drejtim të Legës e sot është ministër i së njëjtës qeverie italiane që i ka kërkuar asaj shqiptare të n’a ndihmojë mbi ardhjen e refugjatëve. Shaka të historisë. Atëherë ish kryetari i Legës lombarde, që më 93 kishte bërë tifo për Formentinin në Komunalet milaneze ( thirrja: “Një votë më shumë për Legën / një shqiptar më pak në Milano”) e mendonte kështu. Deri në pohimin me zë të lartë: “Do të shpërndajmë një milion kartolina për t’i a dërguar Prodit për t’i dhënë të kuptojë se çfarë mendojmë mbi politikën e tij të imigrimit”. Kujton Ansa se çfarë shkruhej në ato cartolina: “Të kolonizuar nga Roma, të rrethuar nga jashtëkomunitarët, të mësyer nga shqiptarët. Tani mjaft! Padania e pavarur n’Evropë. Ital-Shqipëria e bashkuar në Afrikë”.

Marrëveshja me qeverinë e Ullirit mbi “punën stinore të njëzet mijë shqiptarëve”? Një vulë e pashlyeshme e turpit të Prodit”. Grabitjet nëpër vila? “Vepra të të njëjtave banda të shqiptarëve”. Dhe ky ankth ishte i tillë sa që kur një shtëpiake breshiane shpiku se ishte përdhunuar nga shqiptarë për të mbuluar dashnorin shofer që e kishte vizituar natën duke parkuar Tir-in në rrugë (“Përse e shpike?” e pyetën në proçes. “Kryetar, dihet si janë ata....”i shpërtheu: “Padania thotë mjaft e e thotë duke fuqizuar patrullat e veta dhe duke kërkuar dorëheqjet e menjëherëshme të kuestorit e të prefektit”.

            Shumë i njerëzishmi Edi Rama, kryeministri shqiptar që nënëshkrujti marrëveshjen me Melonin, flet italisht, në 98 ishte ministër i kulturës dhe i kujton mirë disa gjëra. Por asnjëherë (kurrë) nuk i ka zënë në gojë. Nuk ka shpagim më të mirë se një buzëqeshje të thjeshtë ironike...

            “Corriere della Sera”, 15 nëntor 2023         Përktheu Eugjen Merlika

Liberale Newsroom

All - General - 1

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
All - General - 2
Powered by the Tomorrow.io Weather API
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
SHQIPENGLISH