Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës , ka rezervuar përplasje spektakolare në fazën e 1/8 të Uefa Champions League.
Spikat më së shumti superdueli mes Real Madrid dhe Manchester City. Në vitet e fundit madrilenet e kanë nxjerre jashtë skuadrën angleze.
Përplasje e madhe është edhe ajo mes kampioneve të fuqi të Liverpool dhe Atletico Madrid.
Ndërkohe duel shumë i bukur pritet të jetë edhe ai mes Chelsea dhe Bayern Munchen, një përplasje që kthen emocionet e sfidave anglo-gjermane.
Kampionet e Italisë, Juventus favorit për fitoren finale kanë gjetur përballë në një short të favorshëm francezët e Lyon.
Barcelona një tjetër ekip që synon fitoren finale ka gjetur italianet e Napolit. Më poshtë, tabela me të gjitha përballjet.