Deputeti i zgjedhur i PD, Agron Gjekmarkaj thotë nisma e PS për shkarkimin e kreut të shtetit është e gjitha një situatë e stitur për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që ka ndodhur me zgjedhjet.
Ai thotë se Presidenti i Republikës po dënohet politikisht nga një Parlament i cili është ilegjitim prej dy vitesh.
“Kjo është një përpjekje personale për të trazuar një institucion dhe për të krijuar një ngjarje artificiale”- thekson Gjekmarkaj për Top News, duke shtuar se “problemi kryesor sot për politikën shqiptare, elitat e këtij vendi është që pas 30 vitesh ne nuk ia dalim të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme”,- shprehet Gjekmarkaj.