Aktualitet

SHIFRA E DITËS: 75 përqind e shqiptarëve afër varfërisë, BE-ja 13 milion të papunë

Shkruar nga Liberale

Nga Aranit Muraçi

Në vendin tonë, sipas shifrave zyrtare të institutit të statistikave të BE-së, 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri. Në BE si krahasim, shkalla e rrezikut nga varfëria për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët të punës ishte 64.0% në vitin 2020.

Për të shmangur rënien në varfëri, qeveritë duhet me punësimin dhe politikat fiskale që ndihmojnë shtresat më në nevojë, apo edhe njerëzit që ndodhen në pamundësi për të punuar.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2020, të publikuara gjatë ditës së sotme, si krahasim me një nga vendet me të varfra të BE-së, 80 për qind e bullgarëve në moshë pune deri në 65 vjeç që jetojnë në familje me aktivitet të ulët ekonomik e janë në rrezik të varfërisë.

Lituania renditet e para me 85.4 për qind, e ndjekur nga Rumania dhe Letonia - përkatësisht 84.2 dhe 80.6 për qind. Në vendin e fundit, nga qytetarët që rrezikojnë varfërinë sipas këtij treguesi është Danimarka me 48.7 për qind.

Shkalla e papunësisë në BE ishte 6,0 për qind në qershor 2022, e qëndrueshme krahasuar me majin 2022. Krahasuar me qershorin 2021, papunësia  u ul me 2,311 milionë. Shkalla e papunësisë për gratë ishte 6.4 për qind, e qëndrueshme krahasuar me majin 2022, sipas shifrave të publikuara nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimit Evropian.

Shkalla e papunësisë për meshkujt në BE ishte 5.7 për qind në qershor 2022, gjithashtu e qëndrueshme krahasuar me muajin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Gjithashtu, Eurostat vlerëson se 12,931 milion burra dhe gra në vendet e BE-së, nga të cilët 10,925 milion ishin në zonën e euros, rezultuan të ishin të papunë në qershor 2022.

Në vendin tonë, për të matur nivelin e papunësisë ka një mangësi të madhe për shkak të përqindjes së lartë të informalitetit. Por besohet se aktualisht papunësia luhatet nga 11 deri në 20 për qind e popullsisë aktive për punë.

Aktiviteti i ulët ekonomik për familjen llogaritet si raport i numrit të muajve në të cilët çdo anëtar i familjes në moshë 18-64 vjeç ishte i punësuar në vitin e kaluar me numrin total të muajve që i njëjti anëtar i familjes teorikisht mund të kishte punuar me punësim të plotë. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH