Aktualitet

SHIFRA E DITËS: 450 mijë nxënës rikthehen nesër në shkollë, risitë dhe sfidat e sezonit të ri shkollor 2022-2023

Shkruar nga Liberale
SHIFRA E DITËS: 450 mijë nxënës rikthehen nesër në

Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar do të nisin këtë të hënë vitin e ri shkollor. Shifër e njëjtë me atë të një viti më parë. Numri më i madh i nxënësve të klasës së parë duket se ka ngushtuar deficitin e viteve të fundit që ka shkaktuar emigracioni dhe rënia e lindshmërisë.

Për shkak të emigracionit dhe rënies së lindshmërisë, të paktën prej një dekade numri i nxënësve ka ardhur çdo vit në rënie.

70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë i përkasin arsimit 9-vjecar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë të klasës së parë.

Për herë të parë këtë vit shkollor në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë ende 5 vjeç por brenda vitit do të mbushin 6 vjeç, duke shtuar kështu numrin e nxënësve të cilët do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Krahas fëmijëve në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues.

Rritja e cilësisë për shkak edhe të shumë eksperimenteve të panevojshme mbetet sfida kryesore e sistemit arsimor në vendin tonë.

Procesi mësimor do të zhvillohet në 1700 shkolla, në të gjithë vendin.

Në bazë të udhëzimit të ministrisë së arsimit, viti i ri shkollor 2023-2024 nis në 11 shtator dhe do të përfundojë në 14 qershor. Sa i takon pushimeve ato do të ndahen në dy periudha. Pushimet për rreth dy javë do të zhvillohen në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë planifikuar në javën e parë të Prillit.

Provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 Qershor. Maturantët do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH