Aktualitet

SHIFRA E DITËS: 1 mijë e 200 Euro do të ishte paga e mësuesit sot në Shqipëri, nëse rregullat e tregut të punës do t’i vendoste Gjermania

Shkruar nga Liberale

Aranit Muraçi

Mësuesit në të gjithë Evropën kanë nisur greva vitin e kaluar duke kërkuar paga dhe kushte më të mira pune. Ndërkohë “Euronews.com” së fundmi ka analizuar pagat e mësuesve në Europë, ku Shqipëria renditen me pagat më të ulëta mes vendeve të tjera.

Mësuesit shpesh konsiderohen heronj që duhen respektuar, por në shumë vende anembanë Evropës, ata ndihen të nënvlerësuar dhe madje po dalin në rrugë, ku protestohet për pagat e ulëta. (Artikulli i Euronews.com ku janë marrë të dhënat).

Nga Departamenti i Arsimit në Mbretërinë e Bashkuar të dhënat tregojnë se një numër rekord mësuesish në Angli - mbi 40,000, ose 9 për qind e fuqisë së saj punëtore - u larguan nga ky profesion vitin e kaluar. Sakaq, një seri grevash nga mësuesit u zhvilluan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit 2023, ndonëse bëhet fjalë për një nga vendet më të zhvilluara në Europë.

Cilat vende kanë pagat më të ulëta dhe më të larta në Europë?

Në Hungari mijëra mësues marshuan në Budapest në fund të vitit të kaluar, duke bërë thirrje për paga më të larta dhe reforma urgjente nga qeveria. Rreth 50 mësues u pushuan nga puna për "mosbindje civile".

Është pjesë e një tabloje më të gjerë e sëmundjes në arsim, me një mungesë në rritje të mësuesve që po përhapet në të gjithë Evropën. Në Francë, aktualisht ka 4,000 vende të lira pune për mësues. Nga vlerësimet e fundit në Gjermani flitet se do të ketë një mungesë prej 25,000 mësuesish deri në vitin 2025. Situata është shkaktuar kryesisht për shkak të kushteve të punës, duke përfshirë pagat që nuk janë rritur dhe të ardhurat po përkeqësohen nga kriza e kostos së jetesës.

Pra, sa paguhen mësuesit në Evropë? Cilat vende i paguajnë mësuesit më shumë dhe më pak? Dhe sa kanë ndryshuar pagat e mësuesve në dekadën e fundit?

Ka dallime të konsiderueshme në pagat e mësuesve në vendet evropiane.

Pagat fillestare të mësuesve sipas shifrave zyrtare vjetore bruto në shkollat ​​publike të arsimit të mesëm e të ulët varionin nga rreth 4,233 Euro në Shqipëri (paga vjetore) në 69,076 Euro në Luksemburg në vitin 2020/2021, sipas të dhënave të vendit të përpiluara nga Komisioni Evropian/EACEA/ Eurydice. (Nga kjo e dhënë nuk është marrë parasysh zhvlerësimi i fundit i Euros dhe rritja e vitit të fundit për arsimtarët në Shqipëri)

Paga mesatare për mësuesit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) është 25,055 Euro.

[caption id="attachment_1386277" align="alignnone" width="797"] Pagat fillestare bruto vjetore të mësuesve (2020/2021)[/caption]

Mësuesit në Francë dhe Itali marrin gjysmën e pagës që merret në Gjermani

Dallime të mëdha në trajtimin e mësuesve ka edhe mes vendeve që udhëheqin Bashkimin Europian. Duke lënë mënjanë Luksemburgun, paga fillestare vjetore ishte mbi 50,000 Euro në vetëm dy vende, konkretisht në Zvicër (66,972 €) dhe në Gjermani (54,129 €).

Paga vjetore në Francë dhe Itali ishte më pak se gjysma e shifrës gjermane. Bullgaria kishte pagën më të ulët vjetore të mësuesve fillestarë midis vendeve të BE-së, me 7,731 euro në vit. Gjithashtu nën 10,000 euro pagë vjetore mësuesit trajtohen në disa vende të tjera të BE-së si Letonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Polonia.

Pa llogaritur rritjet e vitit të fundit, Shqipëria sa i përket fuqisë blerëse mbetet sërish me pagat më të ulëta në Europë. Standardi i fuqisë blerëse (PPS) është "një njësi valutore artificiale" e përcaktuar nga Eurostat, ku një njësi PPS mund të blejë teorikisht të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend. PPS mat vlerën që ka paga në Shqipëri me vendet e tjera të BE-së, ose anasjelltas.

[caption id="attachment_1386279" align="alignnone" width="1186"] Pagat fillestare bruto vjetore të mësuesve në Standardin e Fuqisë Blerëse (PPS)- 2020/21[/caption]

Vlera e pagës së mësuesit sipas vendeve, Shqipëria dhe Europa  

Pagat e mësuesve të parë nga ky vlerësim varionin nga 7,824 PPS në Shqipëri në 50,357 PPS në Gjermani. Ndërsa paga fillestare bruto vjetore e mësuesve varionte midis 20,000 dhe 30,000 PPS. Por ajo mbetet ende nën 20,000 PPS në 10 vende të BE-së: Estoni, Maltë, Çeki, Rumani, Greqi, Bullgari, Poloni, Hungari, Letoni dhe Sllovaki.

Raporti i pagave të mësuesve ndaj pagës minimale tregon se sa fitojnë mësuesit në krahasim me pagën minimale në çdo vend. Raporti llogaritet duke pjesëtuar pagën bruto të mësuesit me pagën minimale bruto.

Ky raport është më i larti në Gjermani, me 2.8, ndërsa Polonia ka raportin më të ulët me 1.1.

Me fjalë të tjera, paga fillestare e mësuesve në Poloni është shumë afër pagës minimale, ndërsa mësuesit që fillojnë në shkollat ​​shtetërore gjermane fitojnë gati trefishin e pagës minimale. Sipas këtij vlerësimi nëse mësuesi në Shqipëri do të kishte të njëjtin vlerësim si në Gjermani do të paguhej tre herë më tepër se paga minimale 120 mijë lekë (të reja), ose në vendet e tjera të zhvilluara mbi 80 mijë lekë (të reja).

Raporti mesatar në 21 vende të BE-së është 1.86 ndërsa është vetëm 1.4 në Francë dhe Greqi.

Nuk ka të dhëna për Shqipërinë lidhur me diferencën e pagës së mësuesve dhe asaj minimale, paga e një mësuesi në vendin tonë vlerësohet nën mesataren. Në tremujorin e dytë të vitit 2023 paga mesatare ne vend arriti nivelin 70.905 lekë sipas të dhënave te fundit të INSTAT dhe paga minimale (40 mijë lekë). Pavarësisht profesionit dhe kualifikimit, një mësues trajtohen, pavarësisht diferencës së lehtë, pothuajse njësoj si ata me profesion roje apo sanitar, të cilët nuk kanë investuar asnjë vit për t’u kualifikuar në profesionin e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për shumë profesione të tjera, çka tregon se në përgjithësi tregu i punës nuk njeh vlerën e arsimin dhe të kualifikimit. /Liberale.al/

[caption id="attachment_1386278" align="alignnone" width="951"] Raporti i pagave fillestare të mësuesve me pagën minimale (2020-2021)[/caption]

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH