Aktualitet

Sherri në lokal, 26-vjeçari në Kavajë vritet me armë gjahu

Shkruar nga Liberale
Sherri në lokal, 26-vjeçari në Kavajë vritet me armë

Një 26-vjeçar mbeti i vrarë pasditen e sotme në qytetin e Kavajës pas një konflikti të çastit me një tjetër person. Viktima është identifikuar si shtetasi Marius Ismaili.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytet ku 26-vjeçari është qëlluar me armë gjahu nga 60-vjeçari Xhevdet Lecini.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

Autori i krimit mësohet se e kishte me leje armën e gjahut, ndërsa është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Trupi i pajetë i të riut është transportuar drejt morgut të spitalit të Durrësit.

Grupi hetimor po mbledh provat në vendin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH