Aktualitet

Sherr mes të rinjve, arrestohen 2 prej tyre. Ç'ndodhi në komisariat?

Shkruar nga Liberale
Sherr mes të rinjve, arrestohen 2 prej tyre. Ç'ndodhi në

Dy të rinj janë arrestuar në Tropojë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.

Të dy të rinjtë ishin përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë dhe pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit: J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe shtetasin M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Njoftimi i plotë:

Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri.

– M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH