Aktualitet

Shembja e Teatrit/ Deputeti i Bundestagut: Për të ardhur keq që ...

Shkruar nga Liberale
Shembja e Teatrit/ Deputeti i Bundestagut: Për të ardhur keq që

Ish-ministri dhe deputet i Bundestagut, Christian Schmidt ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Nëpërmjet një deklarate, Schmidt, njëkohësisht edhe reporter i grupit parlamentar CDU/CSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme, thotë se procedura ligjore dhe administrative për shembjen e godinës, shtron shumë pikëpyetje.

"Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt aë më trishton. Unë në të vërtetë do te doja te kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të antarsimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e perdorur per, për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikepyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi #Rama, mendova se ruajtja e teatrit kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të", deklaroi ai.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH