Aktualitet

Shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës

Shkruar nga Liberale
Shembet pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për pallatin 8-katësh nr. 122, i cili gjendej pranë kryqëzimit të quajtur Dyqani i Dylit në njësinë administrative nr. 4.

Shembja e këtij pallati u përgatit nga IKMT dhe forcat xheniere të ushtrisë, pasi Instituti i Ndërtimit kishte vendosur shembjen e tij. Pallati u bë i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe banorët që jetonin aty u zhvendosën drejt shtëpive të tjera dhe jetojnë aktualisht me qira.

Nga shpërthimi me eksploziv i pallatit ka pasur dëme të konsiderueshme tek ndërtesat përreth, pasi janë shënuar thyerje zhamash dhe vetratash prej duaralumini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH