1

Shakira-vjehrrës: Nuk do të marr më këshilla bukurie nga ti

               Publikuar në : 17:30 - 30/06/21 liberale

Mamatë jo gjithmonë kanë të drejtë ka thënë së fundmi Shakira. Në një intervistë për ‘Vogue’, këngëtarja 44-vjeçare tregon se si u krijuan momentet e saj më të mira (dhe më të këqija) të modës dhe bukurisë së të gjitha kohërave.

“Oh, sa e tmerrshme!” u shpreh ajo kur pa një foto të saj nga MIDEM 46th Edition në 2012-ën, ku të famshmit u nderuan nga Ministria Franceze e Kulturës.

Shakira e cila është e martuar me Gerard Piqué që nga viti 2011, fajësoi për modelin e flokëve në atë kohë, vjehrrën e saj, Montserrat Bernabeu.

“Ajo më tha: ‘pse nuk i pret flokët? I ke shumë të dëmtuara’. Dhe ky ishte gabimi më i madh i jetës time”, tha me shaka Shakira, para se të shikonte drejtpërdrejt në kamera për t’i dërguar vjehrrës së saj një mesazh:” Unë nuk do të marr më këshilla bukurie nga ti”.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back