Globi

Shaip Kamberi: Vuçiq po na shpopullon nga trojet tona

Shkruar nga Liberale
Shaip Kamberi: Vuçiq po na shpopullon nga trojet tona

Nga Shkodra, ku mori pjesë në një aktivitet mbarëkombëtar me përfaqësues nga trojet shqiptare, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, nuk  kurseu akuzat ndaj Vuçq.

Sipas tij, Lugina e Preshevës po përballet me një diskriminim të madh nga ana e shtetit serb. Kamberi shton se “Open Balkan” është një iniciative në kundërshtim me mënyrën sesi po sillet Serbia:

"Lugina e Preshevës përballet me diskriminim të Serbisë që mesa duket ka për synim shpopullimin nga trojet tona. Kemi detyruar Beogradin të nënshkruajë 3 marrëveshje. Problem është mosnjohja e diplomave të të rinjve. Bota serbe dhe “Ballkani i Hapur” janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Serbia po cenon paqen dhe nuk mund të shkojmë në bashkëpunim nese përjashtohet pjesa më e madhe e Ballkanit. Jemi të zhgenjyer edhe me administraten në Bruksel, që nuk ka mekanizma të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet. Lista serbe në Kosove janë marioneta të Vuçiç, për të destabilizuar situatën në Kosove."

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH