Aktualitet

Sekuestrohen 6000 metër katrorë tokë në Himarë me vlerë 1.8 milionë euro

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohen 6000 metër katrorë tokë në Himarë me

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sekuestrimin e një sipërfaqeje prej 6000 m², të ndodhura në zonën e Livadhit, Himarë në Qarkun Vlorë. Vlera e pasurisë të sekuestruar, sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 1 800 000 Euro.

Po ashtu, ka lënë në burg shtetasin me iniciale K.Gj., i cili falsifikoi dhe përvetësoi në mënyrë të paligjshme pasurinë në mënyrë të paligjshme.

"Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me nr.1300, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 248, 186 dhe 287 të K.Penal.

Nga hetimi rezultoi se pasuria e regjistruar pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë (ASHK), në nenin hipotekor 235, datë 01.09.2020, ZK.1952, Himarë, është regjistruar me dokumente të falsifikuara në emër të shtetasit K. Gj.

Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe aktit të ekspertimit tekniko-grafik të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i kësaj praktike që bën fjalë për pasuri të regjistruar në zonën e Livadhit Himarë, ka rezultuar i falsifikuar.

Nga aktet hetimore, provohet se i dyshuari shtetasi K. Gj., banues në Himarë, ka falsifikuar dokumentet e pronësisë, AMTP-në, formularin nr.6, si dhe gjithë praktikën e dalë nga Këshilli i Qarkut Vlorë, DAMT-ja. Shtetasi K. Gj., dokumentet e falsifikuara i ka paraqitur fillimisht pranë Bashkisë Himarë, Drejtorisë të Menaxhimit të Tokave Pyjeve dhe Kullotave ku ka kërkuar regjistrimin e ngastrës te quajtur “Apelistra”, me sipërfaqe 6000m2.

Mbi bazën e akteve të administruara deri më tani, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kërkesa për caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese, “Arrest në burg” për shtetasin K.Gj.", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH