Aktualitet

Salianji i drejtohet Nanos: A vazhdon OFL pas 25 prillit?

Shkruar nga Liberale
Salianji i drejtohet Nanos: A vazhdon OFL pas 25 prillit?

Deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka drejtuar disa pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili po raportonte në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. Salianji deklaroi se nuk asnjë paragjykim për drejtorin e ri, i cili ka pak kohë në krye të Policisë duke u shprehur se do të gjykohet në bazë të punës.

Në pyetjet e drejtuara Nanos, ishte dhe ajo për Operacionin Forca e Ligjit. Salianji pyeti nëse vazhdon ky operacion pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe a kishte lidhje me këto zgjedhje. Po kështu ai tha se për familjarë të drejtuesve të PS nuk ka pasur njoftim për hetim pasuror nga vajza me syze.

“Policisë së Shtetit si institucion i rëndësishëm për sigurinë në vend i urojmë suksese ashtu sikurse nuk kemi asnjë paragjykim për drejtorin e policisë. Gjykimet tona për performancën në detyrë. Të paktën në krye të policisë nuk është një analfabet. Ngjarje të rënda pa autor, 382 vrasje nga të cilat 120 pa autorë nga 2014-2019. Ka shumë ngjarje në Elbasan, Lushnjë, Fier.

A shikoni që ka një sofistikim të grupeve kriminale dhe a është e aftë Policia e Shtetit të ketë të njëjtin sofistikim. Të shembim një perceptim të krijuar që grupet kriminale veprojnë të pashqetësuar nga Policia e Shtetit. Në fakt për të shembur realitetin në këtë vend.

Keni besim që riqarkullimi i po të njëjtëve drejtues në polici do të sjellë ritme të mira, ndërkohë që kanë dështuar.

Ngjarja e Fierit, ju thatë që autori ishte i skeduar. A ka kapacitet Policia e Shtetit që ngjarje të tilla të parandalohen?

Thatë që për vrasjet pa autorë po ngrihen grupe pune të përbashkëta, deri sot nuk ka pasur grupe të tilla pune të përbashkëta?

Çdo raport ndërkombëtar e paraqet po njësoj Shqipërinë për prodhimin e drogës. A duhet parë realiteti në sy që ka një problematikë që duhet të luftohet apo do vazhdohet me propagandë?

Asetet e konfiskuar rreth 31 mln euro, ndërkohë që ka pasur një operacion OFL që tanimë më është pezulluar. Në informacionet zyrtare që kam kërkuar është pothuajse gjysmë për gjysmë çuarja në SPAK e subjekteve të këtij operacioni. Këta gjysma që kanë mbetur, janë ndaluar për shkak se mbaruan zgjedhjet, ka pasur ky operacion lidhje me zgjedhjet e 25 prillit? Nga ana tjetër për persona të cilët njihen si persona të afërt, familjarë të drejtuesve të PS, ish-ministra apo deputetë, nuk ka pasur njoftim të asaj vajzës me syze për hetim pasuror. Në dijeninë tuaj në sa raste SPAK ka pasur konfiskim të pasurisë nga referimi që është bërë nga policia dhe a është në vazhdim ky operacion apo është stopuar deri në datën 25 prill”, tha Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH