Zhylien Varfi do të jetë kryebashkiaku i ri i Durrësit. Kjo pas dhënies së dorëheqjes nga ish kryebashkiakja, Valbona Sako.
Varfi ishte nënkryetar i Bashkisë dhe vendimi për të zëvendësuar Sakon u mor ditën e sotme nga Këshilli Bashkiak.
Kujtojmë që ditën e djeshme Sako bëri një lapus në një intervistë për mediat vizive, ku tha se ishte e kënaqur nga vdekja e 51 personave nga tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.
Mesa duket presioni i ushtruar pas deklaratës, e detyroi Sakon të japë dorëheqjen.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.
Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, ishte njoftimi i Sakos për dorëheqjen./Gazeta Liberale