Aktualitet

Saimir Vishaj publikon foton me Elsa Lilën: Qesh mirë, kush qesh i fundit!

Shkruar nga Liberale

Avokati Saimir Vishaj ka publikuar një foto, pasi njoftoi lirimin nga burgu të këngëtares Elsa Lila.

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, shkruan ai, teksa poston një foto të realizuar disa vite më parë, ku shihen bashkë me mbesën e tij duke qeshur.

Kujtojmë se lajmin për lirimin e saj nga burgu e dha dje Vishaj në Syri Tv.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellë vrer për Elsën.”, u shpreh avokati Vishaj.

Këngëtarja u arrestua në kuadër të një aksioni policor në Itali më 16 mars, si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Operacioni i antidrogës, u zhvillua në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge, shqiptarë dhe italianë. /Liberale.al

[caption id="attachment_1236699" align="alignnone" width="640"] Foto e ripublikuar në media[/caption]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH