Aktualitet

Organizatat ruse dhe ukrainase fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Shkruar nga Liberale
Organizatat ruse dhe ukrainase fitojnë Çmimin Nobel për Paqe
Avokati bjellorus i të drejtave të njeriut Ales Bialiatski dhe dy organizata nga Rusia dhe Ukraina, "Memorial" dhe "Qendra për Liritë Civile", kanë fituar Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2022. Fituesit u nderuan për "një përpjekje të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin" në vendet e tyre përkatëse. “Ata kanë promovuar për shumë vite të drejtën për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”, tha Komiteti Norvegjez i Nobelit. Fitorja e tyre vjen shtatë muaj pasi Rusia zhvilloi një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, me ndihmën e Bjellorusisë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH