Aktualitet

Rrahën me grushte shefin e policisë bashkiake në Bulqizë, shpallen në kërkim 3 autorët

Shkruar nga Liberale
Rrahën me grushte shefin e policisë bashkiake në Bulqizë,

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar të një sulmi ndaj shefit të policisë bashkiake në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.

Tre autorët kanë goditur me grushte 35-vjeçarin që ishte duke ushtruar detyrën si kryepolic i bashkisë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH