Për shumë të tjerë beteja për të fituar një post drejtori në sektorin publik mund të jetë e ashpër, për disa edhe e pamundur.
Por ndodh e kundërta me artistin Robert Aliaj. Ai është shprehur se ka marrë propozime nga qeveria, për të drejtuar institucione publike, por i ka refuzuar ofertat.
Edhe pse nuk e tha konkretisht me emër, Aliaj nuk mohoi se ka marrë propozime për drejtues edhe nga vetë kryeministri Edi Rama. “Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar”.
“Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta. Mund të jetë dhe Rama. Një artist është shumë i fokusuar te jeta e vet. Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor”- u shpreh Aliaj, i ftuar në Euronews Albania.
Ndonëse nuk dha detaje se për çfarë posti bëhej fjalë, Robert Aliaj me siguri duhet t’i jetë propozuar një post në institucionet kulturore të vendit tonë.