Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora dhe regjisori i njohur, Taika Waititi, tashmë janë të martuar prej pak më shumë se një viti.
Ylli i muzikës nuk ka ngurruar në daljen e saj televizive t’a cilësojë të shoqin si “zotin e seksit”.
E ftuar në emisionin e Andy Cohen, artistes iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’, Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbizz.
Kur fytyra e Taikës shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit”.