
Aplikacioni i transmetimit të videove në pronësi kineze, TikTok, do të ofrojë edhe postime vetëm me tekst.
Në fillim të këtij muaji, TikTok lançoi një shërbim të ri transmetimi muzikor për platformat rivale si Spotify dhe Apple Music.
Tani përdoruesve të TikTok do t’u ofrohen tre opsione në aplikacion, nëse do të postojnë foto, video ose tekst. Gjithashtu do të jenë në gjendje të personalizojnë postimet duke shtuar zë, vendndodhje ose Duet, të cilat janë reagime video ndaj postimeve të përdoruesve të tjerë të TikTok.
Apikacioni TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance të Kinës, së fundmi lançoi një shërbim të ri transmetimi muzikor, TikTok Music, në Brazil dhe Indonezi. Javën e kaluar, kompania lëshoi një version beta të shërbimit në Singapor, Meksikë dhe Australi.
Gjithashtu, po teston veçori të tjera , duke përfshirë një modalitet të ri peizazhi me përdorues të zgjedhur në mbarë botën.
Në vitin 2021, TikTok u bë destinacioni më i popullarizuar në internet në botë pasi kishte më shumë vizita se gjigandi amerikan i motorëve të kërkimit Google. Atë vit kishte më shumë se një miliard përdorues aktivë në mbarë botën.
Ndërkaq, konkurrenca midis firmave rivale të mediave sociale, janë ndezur javët e fundit.
Platforma e re Threads e Metës u shfaq këtë muaj në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Android në 100 vende, përfshirë MB.
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg më vonë tha se platforma Threads e kompanisë së tij kishte regjistruar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se pesë ditë.
Gjithashtu këtë javë, marka e zogut blu në rrjetin social Twitter u zëvendësua nga një logo me një X të bardhë në një sfond të zi.Termi cicërima do të ndryshohet gjithashtu në “x’s”, sipas Musk.