Aktualitet

Rezoluta e PE/ Rama: Nuk janë 15 kushte për uljen në tryezë me BE

Shkruar nga Liberale
Rezoluta e PE/ Rama: Nuk janë 15 kushte për uljen në tryezë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të amendamentit nga Parlamenti Europian, ndërsa tha se nuk janë 15 kushte të vendosura para nisjes formale të negociatave për anëtarësim.

Me një shënim në Twitter, ku i përgjigjet akuzave të opozitës jashtëparlamentare, Rama shkruan me ironi se “7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!”.

Postimi i plotë

Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës!

Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t’u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurt: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do mbeten në opozitë.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH