Sport

Rekordi i ri me Portugalinë, Pele uron Ronaldon: Jam krenar për ty!

Shkruar nga Liberale
Rekordi i ri me Portugalinë, Pele uron Ronaldon: Jam krenar për ty!

Me dopietën e shënuar ndaj Francës në ndeshjen e fundit në grup, Cristiano Ronaldo jo vetëm që i dha mundësi Portugalisë të kualifikohet për në fazën e 1/8-ave, por preku shifrën e 109 golave të shënuar me luzitanët, duke barazuar një tjetër rekord të historisë së futbollit.

Ylli portugez barazoi Ali Daei në krye të listës së golashënuesve në nivel përfaqësueseje dhe me golin e radhës që do të shënojë, do ta ruajë këtë rekord i vetëm, ndërsa menjëherë pas ndeshjes edhe të legjendës braziliane Pelle.

“Vazhdojmë. Jam krenar që ke vendosur një tjetër rekord. Bëj tifo për ty”, shkroi legjenda braziliane Pelle në rrjetet sociale.

Ronaldos iu deshën 178 paraqitje për Portugalisë për t’i shënuar 109 gola, ndërsa Daeit iu kishin dashur vetëm 145 paraqitje për Iranin për ta arritur atë numër golash.

Kujtojmë se 36-vjeçari debutoi për Portugalinë në gusht të vitit 2003, në moshën 18-vjeçare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH