Aktualitet

Raste të reja me Covid, Bashkia e Pukës mbyll çerdhet dhe kopshtet

Shkruar nga Liberale
Raste të reja me Covid, Bashkia e Pukës mbyll çerdhet dhe

Rikthimi i rasteve me Covid-19 ka detyruar Bashkinë e Pukës të mbyllë çerdhet dhe kopshtet e qytetit. Lajmin e bën me dije vetë institucioni përmes një njoftimi në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Bashkisë.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Njoftimi i Bashkisë Pukë

Për shkak të rikthimit të rasteve me COVID➕ në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes ” Nën Tereza” dhe kopështit “Erjola Lluka” në qytetin e Pukës.

Mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH