Aktualitet

Rama zbulon çfarë i tha Erdogan në takimin e parë dhe pyetjen e gazetarit gjerman

Shkruar nga Liberale
Rama zbulon çfarë i tha Erdogan në takimin e parë dhe

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesazhin e parë që i ka dhënë Presidenti i Turqisë, Erdogan, në takimin e parë që kanë zhvilluar së bashku, kur ky i fundit ishte akoma Kryeministër i Turqisë.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit të shtëpive të ndërtuara nga qeveria turke në Laç, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama tha se në takimin e parë fare me Erdogan, ky i fundit i ka thënë se Shqipërinë dhe Kosovën i ka në zemrën e tij.

Më tej, Rama theksoi se kur një gazetar gjerman e ka pyetur nëse e ka vërtet mik Presidentin Erdogan, ai i është përgjigjur se kjo nuk është e vërtetë, pasi ai e ka shumë mik Erdoganin, dhe jo mik.

“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e vecantë. Unë do të flas sa më shkurt, pasi sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë, mikun tim të çmuar, presidentin Erdogan. Sot dua të tregoj një episod, që nuk kam për ta harruar kurrë nga takimi im i parë fare me Presidentin, i cili aso kohe ishte kryeministri i Turqisë. Të them të drejtën unë isha i ndrojtur, sepse e njihja vetëm nga televizori, dhe nga televizori nuk duket dhe aq i buzëqeshur.

Dhe me thënë të drejtën, edhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë, më shikonte, por nuk buzëqeshte. Unë akoma nuk isha bërë kryeministër dhe më thotë “dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time, shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë dëshiroj që ti të jesh vëllai im, por unë do të të them vëlla, atëherë kur ti si kryeministër i vendit tënd të meritosh respektin e popullit tënd”. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mik të Presidentit Erdogan.

Një gazetar gjerman më pyeti “a është e vërtetë që e keni mik Presidentin Erdogan”. I thashë “jo, nuk është e vërtetë, e kam shumë mik, jo mik”. E kam frikë përkthyesin se nuk di si m’i përkthen fjalët, por nuk kam rrugë tjetër, duhet t’i besoj, se unë jam në moshë të thyer për ta mësuar tani turqishten”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH