Kryeministri Edi Rama ka komentuar në studion e “Top Story” në News 24 edhe procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke nënvizuar se ai nuk është falur por është dënuar.
Rama tha se nuk preferonte të komentonte vendimet e gjykatave.
“Nuk është përfundimtare. Nuk merrem me vendimet e gjykatave as kur janë skandaloze. Nuk është shpikur gjëkundi një sistem tjetër që të ketë një fuqi tjetër që të gjykojë gjykatën. Për sa i përket rastit konkret nuk merrem.
Të thuash që u fal është e tepër. Nuk është falur është dënuar. Duhej dënuar më shumë apo më pak, nuk e themi ne. E vendosin gjykatat”, theksoi Rama.