Aktualitet

Rama: Fieri do t’i prijë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug!

Shkruar nga Liberale
Rama: Fieri do t’i prijë trenit të gjatë të fitores

Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës në Fier u shpreh i bindur se kjo bashki do t’i paraprijë fitores së gjatë të Partisë Socialiste nga veriu në jug.

Ai tha se kandidatët e PS-së janë të vetmit të cilët mund të bëjnë ndryshimin dhe të punojnë drejt së ardhmes.

“Nuk kemi asnjë minutë për të humbur me këta honxho bonxho, ne do ecim vetëm përpara. Fieri do t’i prijë siç i ka prirë gjithmonë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim.

Ne jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin. Nuk jemi më të mirët, nuk kemi rënë nga qielli, por jemi të vetmit që ia dimë punës. Ne jemi të vetmit që dimë si shkohet tek e ardhmja”-tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH